Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Këshilli Kombëtar, Kondi: Kërkova të verifikoj kuorumin, Basha nuk pranoi

schedule15:47 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 15:47 - 12 Dhjetor, 2021

Ka nisur në selinë blu, mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të shkarkohet Edi Paloka. Ilir Kondi, një prej anëtarëve në një prononcim për mediat tha se është paraqitur sot në mbledhje, të cilën e quan miting dhe ka kërkuar kuorumin e nevojshëm. Kondi tha se një gjë e tillë nuk i është lejuar nga kryetari Lulzim Basha dhe më pas ai ka bojkotuar mbledhjen.

“Në nderim të gjithë atyre demokratëve që kanë votuar erdha sot të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të verifikohej kuorumi i nevojshëm, gjë e cila nuk u pranua nga zoti Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte e paprecedentë.



Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat apo të mos i respektojë ato në funksion të këtyre ngjarjeve jetike për PD. Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!