Mbi 6 mijë nxënës dhe rreth 1500 mësimdhënës me COVID në Kosovë

schedule20:49 - 28 Janar, 2022

schedule 20:49 - 28 Janar, 2022

Zëvendësministrja e Arsimit Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6 mijë nxënës dhe afër 1 mijë e 500 mësimdhënës.

Sikurse krejt popullatën, Covid 19 po prekë edhe fëmijët.

Si shkak i kësaj janë mbyllur disa shkolla në krejt vendin.

Për këtë gjatë ditës foli në një konferencë, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna.

Maloku-Bërdyna, njoftoi se me Covid-19 janë infektuar mbi 6000 nxënës dhe afër 1500 mësimdhënës.

Këtë konferencë Maloku Bërdyna e shfrytëzoi për të bërë thirrje që të respektohen masat anti-Covid, që të mundësohet prezenca fizike në shkolla.

Zëvëndësministrja njoftoi edhe se Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për programin Fulbright. të shkëmbimit akademik SHBA-Kosovë. VIDEO

/Express