Gjatë 24 orëve të fundit në Francë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 427 persona. me këto shifra numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 46,700.
Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve ditët e fundit është rritur edhe presioni për spitalet, por numri i atyre që pranohen në njësitë e kujdesit intensiv vazhdoi të bjerë lehtë për të dytën ditë radhazi.
Presidenti francez Emmanuel Macron do të njoftojë javën e ardhshme si do të vijohet me masat. /abcnews.al


