Mbi 150 policë të infektuar me koronavirus në Kosovë

schedule15:50 - 17 Korrik, 2020

schedule 15:50 - 17 Korrik, 2020

150 punonjës të policisë janë të prekur nga koronavirusi një prej të cilëve ka humbur jetën. Në një njoftim të shpërndarë për mediat policia bën me dije se 154 zyrtarë policorë kanë kontraktuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Prej tyre, 77 policë janë shëruar, 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa polici Ilir Gjokaj ka vdekur të enjten, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës po ashtu tha se është duke i kushtuar “kujdes të veçantë aplikimit të masave mbrojtëse për qytetarët, por edhe për vetë zyrtarët policorë”.

Ndërkohë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 5 369, mes të cilëve 124 kanë humbur jetën. /abcnews.al