Mbetet vetëm zyrtarizimi, sulmuesi i Kastriotit transferohet te Kukësi

schedule18:38 - 17 Qershor, 2021

schedule 18:38 - 17 Qershor, 2021

Te Kastrioti ranë në sy disa lojtarë në sezonin e shkuar dhe një pjesë e tyre duket se po arrijnë të firmosin me ekipe të rëndësishme të Superiores. Klejdi Daci e ka mbyllur aventurën me krutanët dhe ka gjetur akordin me Kukësin.

Sulmuesi 22-vjeçar ka arritur marrëveshje me drejtuesit dhe ka firmosur për verilindorët, teksa pritet vetëm zyrtarizimi i tij në rrjetet sociale. Një lëvizje cilësore e Kukësit duke parë efikasitetin e sulmuesit në krahasim me minutat e luajtura.

 

Devid e “privatizoi” majën e sulmit sezonin e shkuar dhe Daci ishte alternativë. Ai zbriti 24 herë në fushë, por vetëm 5 prej këtyre ndeshjeve i nisi nga minuta e parë. Në 954 minuta, Daci mundi të shënojë 5 gola. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i Kukësit do i besojë më shumë. /abcnews.al