Mbërrin në Durrës kroçera e parë nga Turqia

schedule13:07 - 15 Korrik, 2018

schedule 13:07 - 15 Korrik, 2018

Ministri Klosi priti krocerën e parë nga Turqia, e cila u ankorua në portin e Durrësit. Gjatë vizitës së tij në ambientet e kroçeres, Klosi vlerësoi si moment të rëndësishëm përfshirjen e Shqipërisë në axhendën e vendeve turistike për t’u vizituar.

Është ankoruar për herë të parë në portin e Durrësit, kroçera më e madhe nga Turqia. Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, të pritur dhe shoqëruar nga të rinjtë e Smile Albania, kanë patur si destinacion Krujën, Tiranën dhe Beratin.

Ministri Klosi, i pranishëm në ambjentet e kroçerës, përcolli falenderimin e tij për përzgjedhjen e vendit tonë si destinacion turistik.

“Ne erdhëm të falenderojmë kroçeren e parë të nisur nga Turqia. Do të donim shumë të falenderonim kapitenin e kroçeres së parë të ardhur nga Turqia, të cilët vlerësuam Shqipërinë si destinacion të ri, të cilët do ta frekuentojnë Shqipërinë për gjatë gjithë sezonit turistik të këtij viti dhe po ashtu me të rinjtë e projektit Smile ne u përpoqëm t’i ofronim buzëqeshjen të gjithë pasagjereve të këtij udhëtimi përveç shpjegimeve që ju dhanë të rinjtë e projektit Smile, një pjesë kanë sot në Krujë. Një pjesë kanë vizituar Tiranën dhe pothuaj të gjithë janë të surprizuar nga mikpritja shqiptare nga bukuria e vendeve turistike dhe po ashtu kanë arritur që të bindin dhe kolegë të tjerë dhe sidomos kapitenin dhe ekuipazhin e ri që të vinin në Shqipëri me kompaninë e tyre”, deklaroi Klosi.

Pjesa më e madhe e pushuesve që vizitonin Shqipërinë për herë të parë janë shprehur të suprizuar nga bukuria e zonave historike të Shqipërisë./abcnews.al