FOTO/ Dendias pritet nga Cakaj, imazhe dhe detaje nga takimi në ministri

schedule11:57 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:57 - 20 Tetor, 2020

Ministri grek Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë ndërsa në orën 11:45 minuta ka hyrë në Ministrinë e Jashtme Shqiptare për të vijuar axhendën me takimin me homologun Gent Cakaj.

Ministri grek është pritur nga protesta e organizuar nga PDIU-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, pjesëtarë të së cilës janë përplasur dhe nga Policia e Shtetit.

Në momentin që Dendias ka mbërritur dhe ka zbritur përpara ministrisë, protestuesit janë revoltuar dhe kanë nisur tentativat për të çarë kordonin policor.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/1745446675623484/

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Për më tepër, sikurse bëri me dije Kryediplomati Cakaj në postim, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve. /abcnews.al