Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet “çështja” e detit/ Çupi: Në dilemë nëse do të merret Haga apo do të zgjidhet mes dy vendeve, Shqipëri-Greqi

schedule18:49 - 25 Maj, 2026

schedule 18:49 - 25 Maj, 2026

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, mbërriti këtë të hënë në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare, ku në fokus të takimeve është procesi i përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve. Vizita vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe zhvillimet strategjike në rajon.

I ftuar në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se klima aktuale politike tregon se çështjet mes dy vendeve po marrin një drejtim më pozitiv. Sipas tij, Shqipëria ndodhet tashmë mes dy aleatëve të rëndësishëm si Greqia dhe Italia, duke forcuar pozicionin e saj strategjik në rajon dhe në raport me BE-në dhe SHBA-në.

Çupi theksoi gjithashtu se çështja e detit nuk ndodhet më në pikën e tensionit të mëparshëm, ndërsa mbetet ende e hapur dilema nëse zgjidhja do të vijë përmes Gjykatës së Hagës apo nëpërmjet një marrëveshjeje direkte mes Tiranës dhe Athinës.



“Në të njëjtën kohë reflektimi i Greqisë dhe situatave në Ballkan e kanë sjellë çështjen në këtë pikë. Fakti i kësaj ngjarjeje ku kryeministri i Shqipërisë foli me superlativa për ministrin grek do të thotë se gjërat po shkojnë shumë më pozitivisht.

Shqipëria tashmë ndodhet mes dy miqve, Greqisë dhe Italisë që funksionojnë me marrëdhënie shumë të larta. Ishte shumë e paimagjinueshme që ne do të bënim pjesën e zgjatur të Europës. Jemi në situatat, para emergjencave të mbrojtjes së vendit. Duhet të mbrohemi, të armatosemi dhe të kemi aleanca. Greqia është një nga shtetet më të fuqishme ushtarakisht.

Jemi në një suazë mbrojtjeje dhe zhvilli strategjik midis vendeve tona. Ndërkohë vihemi në një situatë ku bëhemi pjesë shumë e fuqishme e BE dhe mbrojtëse e SHBA. Nuk ka asgjë për t’u trembur, sepse janë zgjidhur disa çështje shumë të rëndësishme të vendit tonë. Çështja e detit nuk shkon në atë pikë ku ka qenë më parë. Jemi në dilemën nëse do të merret Gjykata e Hagës me këtë çështje, apo do të zgjidhet mes dy vendeve Shqipëri-Greqi”, shprehet analisti.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!