Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çështja e detit, dy qeveritë ia kanë lënë Hagës”/ Minxhozi: Berisha i kompleksuar. Me Ramën negociatat janë ndryshe

schedule20:35 - 25 Maj, 2026

schedule 20:35 - 25 Maj, 2026

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, mbërriti këtë të hënë në Shqipëri në kuadër të një vizite zyrtare. Në qendër të diskutimeve mes dy palëve mbetet procesi i përcaktimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, një çështje që tashmë i është besuar Gjykatës Ndërkombëtare me konsensusin e të dy vendeve.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi e konsideroi këtë vizitë të rëndësishme në kushtet e tensioneve të larta gjeopolitike në rajonin e Egjeut dhe Mesdheut.

Sipas tij, marrëdhëniet mes dy qeverive kanë hyrë në një fazë tjetër krahasuar me një dekadë më parë, ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama dhe Dendias kanë pasur kontakte të hershme politike edhe në periudha të vështira mes dy vendeve.



Minxhozi nënvizoi gjithashtu se Shqipëria dhe Greqia kanë shumë çështje për të diskutuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke e bërë të domosdoshëm një komunikim të tillë diplomatik.

“Kjo çështje i është besuar tashmë një gjykate, me konsensus të të dyja palëve. Do ta shihja të ndryshme afrimin e këtyre dy qeverive për dosjen e detit. Njohja e Ramës me ministrin grek është e hershme. Dendias ka qenë aksesi i Ramës me dy qeverive, kur ka pasur probleme.

Unë them që është një Shqipëri krejt ndryshe nga ajo e një dekade më parë. Ka qenë një Berishë i kompleksuar, kurse Rama ka qenë i pari që futi çështjen çame. Me Ramën negociata është pak e ndryshme. Unë mendoj që Dendias vjen në një situatë mjaft të tendosur gjeopolitike, ky Egjeu dhe Mesdheu janë kthyer në një zonë shumë afër të një teatri lufte. Shqipëria dhe Greqia, në fushat që mbulon Dendias kanë shumë për të diskutuar. Situata e justifikon një kontakt të tillë”, tha Skënder Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!