Mbappe drejt Real Madrid, Benzema “hedh sytë” nga Premier League

schedule19:37 - 26 Tetor, 2020

schedule 19:37 - 26 Tetor, 2020

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, është një nga emrat më të lakuar për t’iu bashkuar Real Madrid. Madje pak kohë më parë ishte vetë ylli francez, i cili u shpreh në një intervistë se ëndrra e tij është të luaj për galaktikët një ditë.

Nëse ky transferim realizohet verën e ardhshme, atëherë Karim Benzema do të ketë plane të tjera. Sipas raportimit të “Don Balon”, me ardhjen e Mbappes në Madrid, atëherë sulmuesi francez do ta humbiste vendin e titullarit në formacionin e Zidane.

Destinacioni ku Benzema mund të vazhdojë karrierën mund të jetë Premier League. Deri më tani flitet se Liverpool dhe Chelsea mund të jenë dy nga ekipet që mund të arrijnë tek shërbimet e tij, por ende nuk ka asgjë zyrtare. /abcnews.al