May e gatshme të ofrojë më shumë për daljen nga BE

schedule13:52 - 20 Nëntor, 2017

schedule 13:52 - 20 Nëntor, 2017

Kryeministrja e Britanisë së Madhe është e gatshme të ofrojë më shumë, për të nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian. Por për ta bërë këtë, i duhet mbështetja e qeverisë së saj.

Për të zhbllokuar negociatat për Brexit, kryeministrja britanike Tereza Mej është e gatshme të bëjë një ofertë shumë më të madhe për të ashtuquajturën faturë të divorcit me Bashkimin Europian. Lajmi është publikuar në faqen e parë të Financial Times, sipas së cilës kryeministrja britanike synon të ofrojë 40 miliard euro, dyfishin e 20 miliard eurove për të cilat është folur në të kaluarën duke iu afruar më shumë kërkesës europiane e cila flet për 60 miliard euro. Gjatë ditës Mej duhet të marrë mbështetjen e këshillit të ministrave në mënyrë të vecantë të euroskeptikëve si ministri i jashtëm Esteri Boris Johnson, në mënyrë që të prezantojë dhe ofertën e saj në Bruksel këtë të premte. Bëhet fjalë për një mbledhje qeverie në Londër që mund të jetë vendimtare në negociatat me Bashkimin europian sipas BBC dhe pse Dauning Strit vijon të përgënjeshtrojë një shifër të tillë nga pala britanike./abcnews.al