Gjest i shëmtuar në publik, sulmuesi i ekipit francez përfundon në pranga

schedule15:59 - 9 Korrik, 2020

schedule 15:59 - 9 Korrik, 2020

Sulmuesi anësori i Angers, Farid El Malai, ka patur sërish probleme me policinë ditën e djeshme. Lojtari i Ligue 1 është shoqëruar në komisariat dhe në muajin maj, ku një akuzë për ngacmim seksual u ngrit ndaj tij. Tashmë ka ardhur një akuzë e dytë për algjerianin, këtë herë për masturbim në publik.

Sipas raportimit të “Ouest France”, 23-vjeçari ka dhënë deklaratën e tij ditën e djeshme në polici dhe më pas ka shkuar në seancën stërvitore të paradites. Dëshmitarët e kanë denoncuar El Melalin, pasi ai po masturbohej në ballkonin e shtëpisë së tij, ndërkohë që po shikonte një grua në katin e parë.

Komshinjtë e gruas në fjalë lajmëruan menjëherë policinë, e cila erdhi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi sulmuesin. Tashmë lojtari do të dalë përpara gjykatës në 25 gusht, ku do të merret dhe vendimin final për të, nëse do të shpallet fajtor apo jo. /abcnews.al