Maska, armë dhe tufa me euro në rrjetet sociale, si ra në duart e policisë banda e shqiptarit që mbeti i plagosur

schedule09:02 - 28 Shtator, 2022

schedule 09:02 - 28 Shtator, 2022

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e djeshme në Greqi, pasi fillimisht u përplas me një oficere policie 35-vjeçare, e cila e plagosi për vetëmbrojtje.

Lexo edhe: Grabitës serial dhe trafikues droge, “perandoria” e 30-vjeçarit shqiptar që u plagos në Athinë, kishte rrëmbyer edhe djalin e një gazetari

Shqiptari Esmin Ferhati ra në pranga në kuadër të një operacioni të madh që pa 22 persona në pranga.

Gjithçka duket se ka nisur nga një video-dokument, i transmetuar nga MEGA, ku shihen dy persona, brenda banesave, duke ekspozuar armë dhe para. Siç shihet edhe nga videoja, të cilën vetë të rinjtë e kanë postuar në një rrjet social, ata shihen me armë në duar duke pozuar, ndërsa shfaqin edhe një tufë me euro para kamerës.

Klikoni KËTUpër të parë videon

Lexo edhe: Çmontimi i bandës shqiptare në Greqi, një police mes 22 të arrestuarve, bashkëpunonte me kokën e mafies

Ndonëse në këtë video nuk duken fytyrat e të rinjve, policia ka arritur t’i identifikojë dhe duket se janë dy nga personat e arrestuar. /abcnews.al