“Masat e qeverisë për COVID-19”, Ngjela: I pranojmë nëse s’ka numër të lartë vdekjesh

schedule22:01 - 11 Prill, 2020

schedule 22:01 - 11 Prill, 2020

Masat e marra nga qeveria në funksion të përballimit të situatës me Covid-19 sipas avokatit Spartak Ngjela janë të pranueshme për aq kohë sa numri i vdekjeve nuk do të rritet. Në një intervistë për “ABC News”, avokati i njohur ka kujtuar se në këtë pandemi shumë vendimarrje të qeverisë janë të diktura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Kjo është një luftë me vdekjen dhe qeveria shqiptare nuk është e pavarur nga OBSH. Këtu lind përgjegjësa e qeverisë që është se sa të vdekur do të ketë”, tha Ngjela.

Ndryshimin mes qeverisë dhe opozitës në qëndrimet publike në situatën e Covid-19,  Ngjela e sheh tek referencat që kryeministri ka pasur nga mjekët ndërkohë që kryedemokratit Basha i sygjeron të lërë ekspertët të flasin.

 “Nxjerr profesionistët ai, Piperon. Nuk është jashtë shkencës. Është mediokër, por nuk është jashtë shkencës. Ka një institut që merret me këtë problem, nuk e ka përgjegjësinë kryeministri. Basha nuk është profesionist për të folur, por duhet t ënxjerrë në konferencë shtypi perofesorin të cilit duhet ti drejtohem”, tha Ngjela.

Lidhur me situatën e krijuar në pikat doganore me shqiptarët që donin të hynin në territorin shqiptar, Ngjela ka kujtuar se asnjë shtetas nuk mund të hyj nga një vend i prekur nëse nuk i nënshtrohet më parë karantinës.

Ka qenë apo jo i përgatitur shteti shqiptar, për një numër emigratësh për të ardhur këtu, nuk e di. Por duhet të vendosen në karantinë”, tha më tej Ngjela.

Nga kjo e hënë, Shqipëria pritet të aplikoj një lehtësim të masave të marra ndërkohë që në 16 prill Kuvendi do të mblidhet në seancë për të votuar ashpërsime të kodit penal për këdo që thyen rregullat e karantinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!