Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Gjurmim dhe ndjekje”, Rama: Në ortakëri me Emiratet e Bashkuara kemi krijuar kompani publike, për të gjitha produktet e akcizës

schedule14:11 - 18 Mars, 2026

schedule 14:11 - 18 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se prej kohësh janë në ortakëri me një Emiratet e Bashkuara, një kompani publike që do bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji.

Sipas tij kjo do të ndihmonte furnizuesit e naftës të shpëtojnë nga konkurrentët e pandershëm por edhe për evazionin fiskal.

“Prej disa kohësh kemi krijuar një kompani të re publike në ortakëri me Emiratet e Bashkuara, që quhet “Alb trace”, kompani publike që do bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji. Së shpejti do hyjë në treg me gjurmimin, dhe ndjekjen e naftës që do të thotë gjurmimi i gjithë sasive të naftës që hyn në tregun shqiptar do garantohet me një teknologji të fjalës së fundit. Sepse nga të gjitha analizat e bëra rezultoi që ai ngjyruesi që përdorej për naftë ishte nganjëherë më kollaj për t’u kthyer në ujë sesa bojërat që unë përdor për zhgarravinat e mia. Pra ky produkt i ri është i pakapshëm nga një sy tjetër, veçse nga syri magjik i prodhuesit, ndërsa ndjekja do të thotë që do mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit dhe do e ndjekim nga shumë larg pa shqetësuar as shoferët tuaj që kur kalojnë kufirin nga mbrapa doganierë….Ndjekja do bëhet me teknologji që nuk e sheh dot asnjë sy…”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!