Masakra në Selenicë të Vlorës, gjykata burg të përjetshëm për Ritvan Zykën

12:00 | 06/09/201912:000

Gjykata e Vlorës ka marrë vendimin e formës së prerë për autorin e masakrës së Selenicës në Vlorë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për tetë të vrarët dhe nuk është cilësuar i sëmurë mendor. Në vendimin e gjykatës thuhet se Ritvan Zyka ka qenë i përgjegjshëm për veprat që ka kryer.

Ishin tre gjyqtarë që vendosën burg përjetë për Ritvan Zykën, autorin e masakrës së Selenicës në Vlorë.

Skënder Haluca, Laurent Fuçia, Ervin Trashi, të cilët zhviluan procesin gjyqësor nga fillimi në fund, panë vetëm një buzëqeshje të frikshme të 25 vjeçarit.

Kur atij iu lexua vendimi nuk foli asnjë fjalë. Vetëm vuri buzën në gaz dhe i shikonte në sy gjyqtarët.

Një vështrim i frikshëm, i sikletshëm, tregon njëri nga vendimmarrësit. Autori i tetë të vrarëve do të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg.

Për juristët dhe policët që për shkak të procesit u është dashur të përballen me të, Ritvan Zyka ishte një njeri pa jetë. Me mimikë të çuditshme, që nuk tregon asnjë lloj ndjesie.

Nuk ka folur me askënd gjatë gjithë kohës së qëndrimit në izolim.

Kurse beteja më e madhe për shtetin ka qenë gjetja e një avokati, pasi askush nuk e merrte përsipëer mbrojtjen e tij.

Familjarët nuk ishin prezentë në asnjë seancë gjyqësore ndaj tij.  Vizita e vetme i është bërë nga i vëllai në izolim.

“Sikur aty nuk ishte një vrasës i tete veteve, por një hije si djalli që rrinte tërë kohën mbështetur pas murit të qelisë” tregon një polic shërbimi.

Masakrën 25 vjeçari e bëri një vit më parë, në muajin gusht. Pas një dreke të përbashkët kushërinjsh. I qëlloi me automatik njëri pas tjetrit, midis tyre dhe fëmijë.  Atëkohë Zyka tha se i kishte vrarë pasi e vinin në loje si hajdut pulash.

Me pas nuk foli më.

Kurse në Resulaj të Selenicës  familjet që u dëmtuan nga ai braktisën shtëpitë dhe emigruan. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono