“Po na i vrasin vajzat për së gjalli”, Marina kërkon dënim maksimal

schedule10:54 - 3 Qershor, 2020

schedule 10:54 - 3 Qershor, 2020

Moderatorja e njohur Marina Vjollca është solidarizuar me kauzën për mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara seksualisht. Në një reagim në rrjetin social Instagram, Marina kërkon dënim maksimal ndaj këtyre personave që po i vrasin vajzat për së gjalli.

“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina duke mbështetur marshimin “Për fëmijërinë e vjedhur” që pritet të mbahet ditën e nesërme.

Ditën e djeshme, moderatorja ashtu sikurse shumë personazhe të tjerë shqiptarë doli në mbështetje të kauzës kundër racizmit, ndërmarrë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

Denim maksimal per perdhunuesit! Po na i vrasin vajzat per se gjalli…

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on