Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Manchester United futet në “treg”, Erik ten Hag kërkon një mbrojtës dhe një mesfushor të ri

schedule21:14 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 21:14 - 11 Dhjetor, 2022

Manchester United po “vëzhgon” me kujdes paraqitjet e lojtarëve gjatë Botërorit të Katarit. Sipas mediave ndërkombëtare, mbrojtësi Kim Min-Jae ka “hyrë” në radarët e “djajve të kuq”.

Koreano veriori 26-vjeçar, ka bërë përshtypje te Napoli këtë sezon, pasi mbërriti nga Fenerbahce për vetëm 10 milionë euro, për të zëvendësuar largimin e Kalidou Koulibaly. Kim ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh dhe Manchester United e Real Madrid janë vënë në “garë” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

Përveç mbrojtjes, United dëshorin të “freskojë” dhe mesfushën. Me largimin e Fred, në fund të sezonit me parametra zeroa, Erik ten Hag do të ketë nevojë për një mesfushorë të ri dhe në “tavolin” janë 4 emra. Declan Rice, Moises Caicedo dhe Enzo Fernandez janë më të kushteshmit, ndërkaq nga Anglia vjen dhe një opsion me “ofertë”, me Your Tielemans të Leicester City, i cili do të jetë i disponueshëm për një transferim falas në fund të sezonit. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!