Manchester United blindon edhe një talent, firmos për tre vite

schedule14:16 - 28 Tetor, 2020

schedule 14:16 - 28 Tetor, 2020

Manchester United vijon të nënshkruajë kontrata afatgjata me elementët e nxjerrë nga akademia. Ditën e sotme ka nënshkruar mesfushori 19-vjeçar, Ethan Galbraith, i cili kishet debutuar sezonin e shkuar në një ndeshje të Europa League kundër Astana.

Galbraith ka nënshkruar deri më 30 qershor të vitit 2023 dhe do të vijojë të luajë me ekipin e dytë të “Djajve të Kuq”, në pritje të ftesës për t’u aktivizuar edhe në skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer.

Galbraith është bashkuar me United që në moshën 16-vjeçare, ndërkohë që është pjesë e Irlandës së Veriut. Shtatorin e shkuar ai luajti edhe ndeshjen e parë me kombëtaren e tij, kundër Luksemburgut. /abcnews.al