Manaj në Barcelonë, e mirëpret shqiptari tjetër i katalanasve

schedule17:37 - 20 Janar, 2020

schedule 17:37 - 20 Janar, 2020

Rey Manaj do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës. Edhe pse klubi katalanas nuk e ka zyrtarizuar ende firmën me futbollistin shqiptar, sulmuesi ndodhet në ambientet e klubit spanjoll, aty ku është mirëpritur nga shqiptari tjetër që luan me ekipin blaugrana, Labinot Kabashi.

19 vjeçari ka postuar një foto me Rey Manaj duke bërë stërvitje në palestër, duke shkruar: “Mirë se erdhe vëlla”. Manaj u aktivizua gjysmën e parë të këtij sezoni me skuadrën e Albacete, ku shënoi disa gola dhe ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm.

22 vjeçari kuqezi do të aktivizohet fillimisht për Barcelonën B, së bashku me Kabashin, i cili bëri kapërcimin nga Barcelona U-19 në fillim të këtij sezoni. Tashmë, ekipi i dytë i katalanasve do të përfaqësohet nga dy futbollistë shqiptarë./abcnews.al