Manaj kthehet në “Camp Nou”, sulmuesi ka një mesazh për tifozët e Spezias

schedule13:00 - 17 Qershor, 2022

schedule 13:00 - 17 Qershor, 2022

Rey Manajt i ka përfunduar periudha e tij e huazimit te Spezia, teksa tashmë do të kthehet në “Camp Nou” te Barcelona B, skuadër që ka në zotërim edhe kartonin e shqiptarit.

Sulmuesi në këtë sezon në Seria A arriti të gjente rrugën e rrjetës në 5 raste, teksa shuma që kërkonte klubi katalanas për ta lënë të lirë 25-vjeëçarin ishte 2.7 milionë, shifër që skuadra italiane nuk e mori përsipër ta paguajë.

Manaj ka lajmëruar largimin nga ekipi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat. Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, shkruan Rey Manaj, i cili do të rikthehet përsëri te Barcelona B. /f.a/abcnews.al