Maliqi i kthehet Ramës: Gënjeshtar, të morën poturet zjarr! Endërron të bëhesh titan

schedule10:17 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:17 - 6 Korrik, 2020

Deputeti opozitar ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna për qytetarët lidhur me legalizimet, shëndetësisë falas, rritjen e pagave dhe uljen e taksave.

Ai thotë se Rama ka sjellë çpopullim, varfëri dhe pasiguri me zgjedhje moniste, duke lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese.

Maliqi e krahason Ramën me mbretin lakuriq, duke ironizuar edhe me look-un e tij të jashtëm.

“Karnavali Rilindas ne qiellin e shtatë me aktim,nashtrim e tradhëti… Nje thenie e vjeter angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair per ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi ne bashkepunim me Thaçin) per mashtruesit thote; Liar Lian pants on fire; duket se i pershtatet

E(d)Rames ne shqip; genjeshtar o genjeshtar te moren poturet zjarr.Karnavali Rilindas, me poturet magjepsese, Tepsin, timonin, premtimet per legalizime dhe shendetesi falas, rend per 100 dite, 300 mije vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk ne fillimet e veta mè modern se edhe vete aparencat e tij. Por si tek perralla e Andersenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollen fat…

Çpopullimi, varferia, pasiguria, papunesia, krimi, korrupsioni, droga, babezia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykate kushtetuese dhe te larte, percarja e shqiptareve, studenteve, artisteve, gazetareve, burgosja e te varferve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori ne popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombetar, pasurimi i Oligarkeve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administrates Rilindase , u shoqeruan nga vjedhjet e

Ikonava, milionat e eurove, qejfet, mekatet, mallkimet, tradhetia, pabesia, amoraliteti, mosmirenjohja dhe aktrimi i peshtire .Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, enderro te behesh Titan por perfundimin do e kesh si hajvan. Ne fund te perralles mbreti bridhte lakuriq dhe u be gazi botes, tepke si hajvani yne”, shkruan Maliqi./abcnews.al