Maliqi: E detyruam Ramën të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit, vota transparente

schedule10:09 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:09 - 10 Korrik, 2020

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi thotë se asgjë nuk e ndal marrëveshjen e arritur mes palëve më 5 qershor.

Maliqi shkruan se Rama është i detyruar të pranojë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE.

Ai thotë se për të votuar këtë marrëveshje të tillë historike, duhet një votë transparente dhe e hapur pasi votimi i fshehtë sipas tij i shërben vetë antishqiptarëve.

“Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta.

Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik, ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere ne koma ose do te pesoje paralize te plote duke vazhduar te thote ne publik budalliqe. Ne nuk kemi levizuar nga qendrimi yne proamerikane e proeuropiane dhe ja arritem qellimit.

Ne e detyruam Ramen te bashkohej me ne per te miratuar marreveshjen zgjedhore historike te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane dhe te mbeshtetur nga BE dhe SHBA .Miqte e mi bashkohuni me ne qe ti tregojme Ramziut se ne jemi sot opozita e vertete dhe neser do te jemi maxhoranca.

Gjithcka ju keni thene dhe se bashku do e miratojme keto dite ishin per te diskretituar Ramziun dhe per ti treguar se jemi proamerikane e proeuropiane.

Është koha ti tregojmë shqiptareve dhe nderkombtareve se deputetet per marreveshje te tilla historike per te ardhmen e vendit ne BE voten e kane trasparente publike te paster te ndershme dhe te hapur.Votimi i fshehte i sherben vetem Antishqiptareve, antieuropianeve dhe antianerikaneve.Shqiperia si Europa”,thuhet në status.

Maliqi u shpreh dje në një deklaratë për mediat se janë 11 deputetë të opozitës që do të votojnë “Pro” Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore./abcnews.al