Malësia e Krujës po tërheq çdo vit e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, falë bukurive natyrore, ajrit të pastër dhe peizazheve mahnitëse që ofron. Përgjatë aksit rrugor Krujë–Qafë Shtamë, panorama mbresëlënëse dhe natyra e paprekur janë kthyer në një destinacion të preferuar për turistët.
Banorët e zonës shprehen krenarë për pasuritë natyrore të Malësisë së Krujës. Sipas tyre, një pjesë e mirë e vizitorëve zgjedhin të eksplorojnë edhe rrugët e brendshme të fshatrave, duke shijuar qetësinë, gjelbërimin dhe ujin e freskët të burimeve natyrore.
Banorët thonë aksi rrugor ndodhet në gjendje të rënduar por pavarësisht kësaj, turistët, veçanërisht ata të huaj, vazhdojnë ta vizitojnë zonën, kryesisht me mjete motorike.



