Makina përplaset me motorin në Vlorë, lëndohet një person

schedule21:59 - 27 Korrik, 2021

schedule 21:59 - 27 Korrik, 2021

Një person është lënduar mbrëmjen e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Vlorë.

Burime për abcnews.al bën me dije se një makinë është përplasur me një motor në Lungomare, ku si pasojë ka ngelur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

Ndër të tjera mësohet se i lënduari ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore. /abcnews.al