Makina përplaset me betonieren në aksin Lezhë-Shëngjin, lëndohet një person

schedule12:24 - 3 Mars, 2022

schedule 12:24 - 3 Mars, 2022

Një person është lënduar mesditën e kësaj të enjte si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Lezhë.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, ku një makinë tip Wolksvagen është përplasur me një betoniere.

Si pasojë e përplasjes pasagjerja që ndodhej në autoveturë është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti. /abcnews.al