Po udhëtonte me biçikletë, 65-vjeçari në Krujë përplaset me një makinë, ndërron jetë te Trauma

schedule14:45 - 12 Nëntor, 2021

schedule 14:45 - 12 Nëntor, 2021

Ded Bushi rreth 65-vjeç ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar mesditën e sotme në Krujë. Ai ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është goditur nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga A.N. në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

65-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, duket se biçikleta ka dalë nga rruga si pasojë e përplasjes së fortë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj. m.v/Abcnews.al