Makina del nga rruga në Fier, lëndohen katër persona

schedule09:37 - 26 Nëntor, 2023

schedule 09:37 - 26 Nëntor, 2023

FIER- Një aksident me pasojë lëndimin e katër personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Fier.

Policia thotë se një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Policia thotë se të lënduarit janë drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerë të tjerë. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.