Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Magjistratët e rinj porositen nga ndërkombëtarët: Mbani sytë hapur ndaj pabarazisë e korrupsionit

schedule15:22 - 7 Tetor, 2019

schedule 15:22 - 7 Tetor, 2019

Në diplomimin e magjistratëve të rinj nuk nuk kanë munguar mesazhet e përfaqësuesve të politikës së jashtme e asj të brendshmë. Thirrja kyesore që u drejtohet është të mos bien pre e korrupsionit siç ka ndoshur me shumë parardhës të tyre në sistemin gjyqësor.

Pretendetët e rinj për të bërë drejtësi në vend u duhet të dëgjojnë fillimisht këshillat e atyre që kanë për detyrë ta zbatojnë atë.



Marku: “Nuk duhet të notoni në vetë kënaqësi se ky nuk është fundi i rrugës, por fillimi i një rruge të gjatë me shumë sfida e vështirësi.

Le të kthehemi te sfidat. Shumë shpejt do e kuptoni përse e kam fjalën e do ndesheni me to. Sistemi i drejtësisë është në reformim të thellë, edhe veshtiresitë janë shumë të mëdha. Unë jam e bindur se do ja dilni me energjitë e reja që do i sillni sistemit e do ndimoni në përmirësimin e imazhit të sistemit dhe tër imazhit të Shqipërisë gjë të cilën në të gjithë e duam”.

Këta janë magjistratët që përfunduan studimet në programin e formimit fillestar gjatë periudhës 2016-2019 e  që u kërkohet të mbajnë në duar prodhimet e farkëtarëve dhe kovacëve, si mjetet që rikthejnë besimin e publikut te drejtësia.

Gjonaj: “Ju keni në dorë shpatën dhe çekiçin. Shpatën për të ndarë drejtësinë nga padrejtësia, ligjin nga padrejtësia dhe çekiçin për të vendosur për t’i dhënë të drejtën atij që i takon”.

Një këndvështrim tjetër ka ambasadori i delegacionit të bashkimit evropian në Tiranë për simbolikën e detyrës së magjistratëve. Për të bluzat e bardha të mjekut janë veshja më e përshtatshme.

Soreca: “Gjykatësit janë si doktorët që mund t’u shpëtojë jetën. Të gjithë janë krenarë për ju. Mos harroni asnjëherë se keni një përgjegjësi e madhe që keni mbi shpatulla. BE do të vijojë mbështetjen edhe pas studimeve”.

Një petk më largpamës i vesh magjistartëve të rinj e ngarkuara me  Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Leyla Moses-Ones dhe Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. Ata u kërkojnë të jenë shpresa e shqiptarëve për të luftuar një herë e mirë krimin e korrupsionin në Shqipëri.

Ones: “Do të merrni vendime për një sistem drejtësie transparent për të luftuar korrupsionin. Ju do të flisni për sistemin e ri të drejtësisë, do të respektohet cdo individ. Ju bëj thirrje për një Shqipëri më demokratike, të përfaqësoni profesionin tuaj të ri në mënyrë të suksesshme. Duhet ti mbani sytë hapur ndaj pabarazisë dhe korrupsionit, jeni vigjilent ndaj tyre. Secili mund të japë shpresa për këtë vend dhe nëse bëheni bashkë përpjekjet tuaja do të krijojnë diçka mjaft të rëndësishme. Është momenti juaj për të qenë pjesë e diçkaje të madhe”.

Borchardt: “Janë ndërtuar institucione tepër të rëndësishme për drejtësinë, por pritet të ndërtohen edhe të tjera më të rëndësishme. Ju jeni prokurorët dhe gjykatësit e rinj të vendit. Patjetër, që duhen luftuar defektet aktuale të drejtësisë. Ju inkurajoj që të investoni në sistemin e drejtësisë”.

Ceremonia e diplomimit të magjistratëve të rinj u bë në ambientet e godinës “Poli i drejtësisë”. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!