Madonna zbulon se ka vuajtur nga dëmtimi i veshkave dhe mushkërive: Kisha 40% mundësi të vdisja

schedule15:25 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 15 Nëntor, 2023

Madonna ndodhet në Paris, ndalesa e radhës në turneun e saj. Të martën ajo ka shijuar një shëtitje me djalin e saj 18-vjeçar David Banda teksa vazhdon koncertet e saj në kryeqytetin francez.

Mbretëresha 65-vjeçare e popit nisi turneun e saj muajin e kaluar në Londër. Madonna luftoi për jetën e saj në Kujdesin Intensiv në qershor pasi vuante nga një infeksion bakterial. Problemet shëndetësore e detyruan të shtyjë fillimin e turneut të saj. Kështu i nisi koncertet nga Evropa.

Në skenën në Accor Arena në Paris, Madonna më në fund zbuloi se pësoi dështim të mushkërive dhe veshkave. “Kam pasur një infeksion nga disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%”, tha ajo, sipas Sun.

Duke përshkruar orët e vështira që kaloi, artistja u shpreh: “Isha në spital, në ICU. Mushkëritë nuk më punonin, nuk merrja frymë vetë. Veshkat po më dështonin. Kam pasur një infeksion me disa baktere që askush nuk i di. Dhe shkalla e vdekshmërisë është 40%.

Kur u zgjova, pashë të gjithë fëmijët e mi rreth meje dhe thashë se kjo është ajo që do të më shpëtojë. Fëmijët e mi do të më shpëtojnë. Nuk jam unë ajo që i shpëtova. U ktheva në shtëpi nga spitali dy javë më vonë dhe askush nuk e dinte se kur do të shërohesha”./abcnews.al