Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lushnjë, banorët e varfër marrin ushqimet e skaduara nga koshat e plehrave

schedule15:17 - 11 Shtator, 2018

schedule 15:17 - 11 Shtator, 2018

Ushqimet e skaduara duhet të asgjësohen nga autoritetet përkatëse, por në Lushnjë ato hidhen në koshat e plehrave. ABC News ka mësuar se shumë nga ato produkte po përdoren e konsumohen nga banorët e varfër.

Në etiketat e produkteve duket qartë data e skadencës dhe viti. Shumë nga ato afatin e përdorimit e kanë patur deri në vitet 2016-2017.



Jashtë kameras banorët në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë tregojnë që sapo koshat e mbeturinave mbushen me ushqime, familjet në nevojë nxitojnë t’i marrin ato.

Kryesisht  detergjentët dhe ushqimet e paketuara. Ata u druhen vetëm kutive të qumështit dhe çokollatave. I lënë në kosh pasi kanë frikë t’i konsumojnë.

Artikujt e tjerë karamelet, patatinat, pijet freskuese, lëngjet e frutave, apo pijet energjike në të shumtën e rasteve rrëmbehen sapo hidhen nga subjektet tregtare.

Nga ana tjetër autoritetet ligj zbatuese akoma nuk kanë marrë masa për kontrolle mbi subjektet tregtare në zonë.

Nuk dihet sasia e tregtuar, por e dukshme është kjo sasi e filmuar nga kamera e ABC News.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga AKU për asgjësimin e mallrave të skaduara të ushqimeve në Lushnjë.

Gazetare e ABC News, Lushnjë: Anila Sefa

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!