Lufta në Gaza/ Katari kërkesë OKB-së: Detyroni Izraelin të kthehet në negociata

schedule11:51 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 11:51 - 5 Dhjetor, 2023

Emiri i Katarit, Hamad bin Tamim al-Thani, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ushtrojë presion mbi Izraelin dhe ta detyrojë atë të kthehet në tryezën e bisedimeve me Hamasin.

Katari ,kohët e fundit ndërmjetësoi mes dy palëve ndërluftuese për të arritur një armëpushim në luftime dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës, por në fund të javës armëpushimi ra dhe luftimet rifilluan.

Al Thani tha se Izraeli duhet të kuptojë se epoka e pushtimit ka mbaruar dhe fajësoi komunitetin ndërkombëtar që e lejoi atë të vazhdojë veprimet e tij agresive në Gaza për një kohë të gjatë.

“Është turp që bashkësia ndërkombëtare ka lejuar që ky krim i tmerrshëm të vazhdojë për gati dy muaj, gjatë të cilit qytetarë të pafajshëm vriten sistematikisht dhe qëllimisht”, tha Emiri i Katarit.

Të gjitha vlerat njerëzore janë shkelur në territoret e pushtuara palestineze nga autoritetet okupuese”, shtoi ai./abcnews.al