Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Llogaritë e kapitenit, Kane: Vetëm kështu kualifikohemi në Champions

schedule15:36 - 31 Maj, 2020

schedule 15:36 - 31 Maj, 2020

Tottenham do të bëjë gjithçka për t’u kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm. Djemtë e Jose Mourinho renditen në vend të tetë dhe janë shtatë pikë larg zonës vendit të katërt. Premier League rifillon në 17 qershor dhe Spurs do të jenë më të fortë pas rikuperimit të Harry Kane.

Kapiteni ka lënë pas problemet fizike, është gati të rikthehet dhe nuk i fsheh ambiciet e tij në një prononcim për sajtin e klubit. “Duhet të përpiqemi të mbyllim sezonin në katër vendet e para. E fillojmë me një ndeshje të madhe kundër Manchester United.

Nëse bëjmë pak llogari, do të na duhet të fitojmë 7-8 ndeshje nga nëntë ndeshjet që kanë mbetur, kjo është mënyra e vetme që të kualifikohemi në Champions. Ky duhet të jetë objektivi ynë“, deklaron goleadori dhe kapiteni i skuadrës londineze. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!