Ljuis Hamilton fiton çmimin e madh te SHBA-së në Formula 1

schedule15:22 - 23 Tetor, 2017

schedule 15:22 - 23 Tetor, 2017

Ljuis Hamilton është shumë pranë titullit të katërt kampion në karrierë në Formula 1, pas fitores në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anglezi I Mercedesit triumfoi sërish ndaj rivalit të tij të Ferrarit, Fetel.

Nuk mjaftoi nisja më e mirë dhe as parakalimi.
Pista e Ostinit në Teksas dhe Çmimi I Madh I Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk ishte gara e duhur për Sebastian Fetelin dhe për Ferrarin.
Piloti gjerman provoi një tjetër humbje ndaj rivalit të tij të madh, Ljuis Hamilton, disfatë që besohet se e ka mbyllur përfundimisht çështjen e titullit.
Anglezi i Mercedesit u përgjigj me parakalimin në xhiron e gjashtë, sikur t’i thoshte se nuk kishte shpresë për përmbysje.
Shumëkush u lumturua në Ostin, përfshi edhe ish-kampionin e madh të atletikës, Usain Bolt.
E vërtetë, titulli nuk u vendos në Amerikë, pasi Fetel doli I dyti dhe jo I pesti, por mbetën për t’u bërë vetëm formalitetet, që ndoshta do të jenë në garën e ardhshmë në Meksikë.
Hamilton ka 66 pikë epërsi ndaj gjermanit, kur në lojë mbeten vetëm 75, dhe I mjafton vendi I gjashtë në Qytetin e Meksikos.
Ferrari provoi çdo gjë për të ndryshuar fatin e përballjes, dhe gjermani bëri dy ndalesa ndaj një të rivalit, por edhe pse Ferrari iu afrua shumë Mercedesit, nuk mundi ta parakalonte.
Hamilton ka 331 pikë ndaj 265 të Fetelit, fare pranë titullit të katërt në karrierë.
Mercedesi ndërkaq, e fitoi kampionatin e skuadrave, duke qenë I paarritshëm nga Ferrari.
Hamilton: “Në kthesën e parë, Fetel ishte po aq I shpejtë sa unë, pasi e tillë ishte pista. Më pas, ne kishim epërsi më të madhe sesa unë prisja dhe kjo na dha fitoren. Nuk desha të sforcoja shumë makinën pasi doja të ruaja gomat nga konsumimi, ndaj edhe nuk u shkëputa më shumë. Për titullin le të flasim në garë e ardhshme, ku do të kërkoj sërish fitoren”.
Fetel: “Nuk e kishim shpejtësinë e duhur dhe vendosëm të bënim dy ndalime. Kjo do të thoshte se duhej të bënim disa parakalime më shumë, gjë që e bëri garën më emocionuese, por në përfundim nuk ishte një paraqitje e madhe. Unë nuk jam I lumtur me këtë që arritëm, pasi mendoja se në këtë pistë mund të fitonim, por nuk ia dolëm”.