“Liverpool humbi nga largimi im! Klopp? Njëherë s’i ktheva përgjigje fare”

schedule18:10 - 20 Janar, 2021

schedule 18:10 - 20 Janar, 2021

Dejan Lovren u largua nga Liverpool gushtin e kaluar dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën në Rusi. Mbrojtësi kroat firmosi me Zenit deri në verën e vitit 2023 dhe ndihet i lumtur me vendimin që ka marrë.

Pendimi nuk bën pjesë në fjalorin e nënkampionit të botës, i cili ndalet te raporti me ish-trajnerin Jurgen Klopp në prononcimin e dhënë për championat.com.

Nuk jam një tip që pendohem për vendimet që marr, një ndjesi e tillë nuk qarkullon kurrë në kokën time. Vendosa të largohem nga Liverpool, kohët e fundit nuk ndihesha më i lumtur, pasi nuk besonin më tek unë.

Tani jam pjesë e Zenit dhe ndihem i lumtur për zgjedhjen që kam bërë. Mendoj se më shumë i mungoj unë Liverpoolit se sa ata mua. Edhe Klopp e di këtë gjë. Ka raste kur komunikojmë me mesazhe me njëri-tjetrin.

Njëherë më shkroi se ishte i mërzitur. Unë nuk i ktheva përgjigje fare. Cilësia më e mirë e Klopp? Para së gjithash vlerësoj profesionalizmin e tij, raportin dhe qëndrimin që ka ndaj punës. Ai e di se si të punojë mirë.

Ka rëndësi kur ndjek një stil të qartë pune. Duhet t’i konsiderosh të gjithë kundërshtarët njësoj. Nuk ka rëndësi nëse përballesh me Arsenalin, Lazion apo Arsenal Tula. Kjo është ajo që mësova mirë te Liverpool“, thekson Lovren. /abcnews.al