Negociatat, Rama i thotë të gjitha: Diskutime intensive në BE

schedule14:19 - 1 Korrik, 2022

schedule 14:19 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat u ndal tek zhvillimet në Bruksel me krerët e shteteve të BE si dhe në Samitin e NATO-së  në Spanjë. Rama tha se është i qetë kur u pyet nga gazetarët në lidhje me çeljen e negociatave. Ai u shpreh se qeveria do të bëjë detyrën dhe se kur caktohen datat, kjo është çështje e BE-së.

“Kemi pasur diskutime intensive për një marrëveshje përfundimtare për të çelur rrugën e fillimit të negociatave. Për të gjitha këto jemi këtu. Dëshiroj të kujtojë se me hapjen e rrugës nga ana e Turqisë, janë krijuar premisat që NATO të shtohet me Suedinë dhe Finlandën.” tha Rama.

Rama u ndal edhe tek presioni mbi Serbinë nga BE, duke thënë se nuk duhet të tejkaloj krisjen që mund të çonte në veprime të gabuar.

Nga ana tjetër Rama shtoi se ka kërkuar për Kosovën që e gjithë aleanca, pavarësisht mosnjohjes së Kosovës, kjo nuk është kohë e zakonshme dhe kërkon akte të jashtëzakonshme.

“Kosova pavarësisht se Ukraina nuk e njeh. Ka mbajtur qëndrim të saktë, maturi të rëndësishme si shtet.” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Maqedonia e Veriut duhet të pranojë pa asnjë hezitim propozimin e ri francez, që është edhe i fundit, i cili i hap rrugë çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë me gazetarët pas punimeve në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Madrid, Rama informoi mbi përpjekjet e bëra për të arritur në një marrëveshje që i hap rrugën çeljes zyrtare të negociatave.

“Kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili meriton një mirënjohje dhe falënderim të madh, sepse e ka ndjekur vetë personalisht për 48 orë rresht pa pushim këtë proces, edhe pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe”, tha Rama.

“Në këndvështrimin tim propozimi i ri, që është edhe propozimi përfundimtar, këtë duhet ta kuptojnë mirë në Maqedoninë e Veriut, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica, parlamenti i Maqedonisë së Veriut, duhet ta pranojë pa asnjë hezitim. Shoqëria në Maqedonia e Veriut duhet të ndihet plotësisht e lehtësuar, sepse është kapërcyer një ngërç dhe janë eliminuar disa nuanca që e bënin të papranueshëm propozimin e mëparshëm”, tha Rama.

Kryeministri informoi se ka zhvilluar një bashkëbisedim konstruktiv edhe me presidentin e Bullgarisë.

“Është shumë e qartë për të gjithë. Ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, asnjë shqetësim të asnjë natyre tjetër, veç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pengmarrja e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në kushtet e një procesi që mund të kishte qenë shumë më civil dhe europian nga ana e Bullgarisë. Por është një ujë që ka kaluar nën urë dhe me mbylljen e procesit të shqyrtimit nga Maqedonia e Veriut të propozimit të fundit francez, nuk ka më asnjë gjë për të shtuar për sa i përket Bullgarisë. Uroj të mos ndeshim rrugës në të ardhmen të tjera ‘Bullgari’, në forma të tjera, si shprehje e deformimit të shpirtit të zgjerimit”, tha Rama.

14:19- “Ka opozitë akoma këtu?” Rama: Kanabisin do e legalizojmë, ndoshta edhe për përdorim personal

Kryeministri Edi Rama ka thënë se legalizimi i kanabisit mjekësor do të bëhet, pasi kështu kanë dashur shqiptarët që janë pyetur në këshillimin kombëtar.

Në përgjigje të pyetjes së gazetares së Abc News, Erneta Shevroja, Rama nuk kurseu ironinë me opozitën, për të cilën tha se nuk ekziston.

Rama u pyet se kush do të mbaje përgjegjësi nëse vendi kanabizohet me legalizimin e kanabisit, siç kanë qenë edhe akuzat e fundit të opozitës, dhe tha se do të pyesin sërish nëse do të bëhet edhe legalizimi për përdorim personal

“Ka opozitë akoma këtu? Sa mirë do ishte të kishte opoiztë por, nuk ka. Opozita e vetme e kualifikueshme si e tillë e jona jemi ne vetë. Sikur opozita e tërë, që quhet opozitë, të kishte gjysmën e energjisë dhe çerekun e vullnetit mund të merrte një licencë kualifikimi si opozitë. Shikoje se ça thonë. Ajo që unë po them, që për legalizimin e kanabisit mjekësor ne jemi konsultuar me shqiptarët në këshillimin kombëtar. Legalizimi i kanabisit do bëhet. Do pyesim dhe a doni të legalizohet përdorimi personal i kanabisit apo duhet të vazhdojë të jetë krim që dënohet.

Do t’i pyesim, nëse do thonë po do e bëjmë sepse kemi një dilemë për këtë gjë. Po t’ju hap mendjen dhe zemrën jam i dyjëzuar në këtë pikë. Prandaj është këshillimi kombëtar. Amnistinë fiskale e njëjta gjë, shqiptarët kanë thënë masivisht po.

Nuk kemi pse hyjmë në këto spirale helmi, çdo gjë që bën njeriu ka të mirat dhe të metat, s’mund të rrimë pa bërë asgjë që mos të marrim baltë dhe akuza. Siç thioshte edhe Loro Boriçi: “Shiu ka punën e vet, ne kemi punën tonë”, tha Rama.

Kryeministri u pyet gjithashtu nëse BE është më e shëndetëshme pas një jave, me sinjale që tregojnë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pyetje e cila sipas tij ishte joserioze.

“Pyetja tjetër m’u duk humor nga ana juaj, s’mu duk serioze. Mbas një jave ti që bën pyetjen je më e vetëdijshme që kryeministri yt e mbron siç duhet interesin e vendit tënd në BE”, tha Rama

14:17- Pyetja e gazetarit për Xhaçkën acaron Ramën: Je në riedukim për 3 muaj

Kryeministri  Edi Rama është përplasur ditën e sotme me një gazetar në konferencën e thirrur prej tij. Gazetari Klevin Muka iu drejtua me një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka nëse e ka respektuar kodin etik kur është takuar me bashkëshortin e saj biznesmen, që siç thotë ky kod duhet të jetë në praninë e dy punonjësve të administratës.

Rama nuk lejoi që të përgjigjej Xhaçka, por ndërhyri duke i thënë gazetari që përgjigjen do t’a marrë në tetor, pasi sipas tij është në proces “riedukimi” për tre muaj.

Debati: 

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ju, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”

Edi Rama: Ti do kalosh një riedukim si Ambrozia për tre muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në konferenca shtypi.

Gazetari: Kodi etik a do zbatohet po pyes unë dhe ju keni thënë që do ketë sanksione për ata ministrat…

Edi Rama: Kjo është një tjetër shkelje të kodit etik të gazetarit po të them që komunikimi ishte perfekt, pyetja siç e deshi vetë dhe përgjigja shumë korrekte.  Kjo do të jetë përgjigja për çdo pyetja pa asnjë etikë. Ka një proces që quhet riedukim për tre muaj. Përgjigjen e radhës do ta marrësh në tetor.

14:15 – A do të investojnë më shumë për mbrojtjen? Rama fërkon duart: Asnjë cent, ne ku t’i marrim NATO-s ndonjë buxhet

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse qeveria do të rris angazhimin financiar për mbrojtjen në NATO, por sipas tij Shqipëria nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas Ramës, Shqipëria do të kërkojë të marrë fonde nga NATO për të investuar për portin në Porto Romano dhe një bazë të NATO-s atje.

“Jemi brenda parametrave që jemi angazhuar. Nuk do ta rrisim asnjë qindarkë më shumë, buxhetin për mbrojtjen. Të tjerët që janë më të pasur se ne mund ta bëjnë. Ne e mbështesim rritjen e buxhetit të mbrojtjes, por ne do e rrisim sipas asaj që është përcaktuar në samitin e Uellsit.

“Ne ku, ti marrim NATO-s, donjë buxhet. Jo më të shtojmë më nga buxheti ynë. Që të flasim hapur. Shpresojmë që të arrijmë të marrim NATO-s disa fonde të realizojmë ëndrrën e portit ushtarak të NATO. Ashtu si kundër të marrim disa fonde të tjera për mbrojtjen kibernetike. Pra ne do kontribuojmë as sa jemi angazhuar. Përderisa jemi ne në NATO ne jemi korrekt.” tha Rama.

13:55- “Sulm i shëmtuar ndaj ministres”, Rama: Ka vend për përmirësime te ligji për investitorët strategjik

Kryeministri Edi Rama ka thënë se diskutimi në lidhje me bshkëshortin e ministers Olta Xhaçka si investor strategjik, është një sulm i shëmtuar personal.

Ai tha se ka vend për përmirësimedhe shtoi se mund të rritet sasia e investimeve të nevosjhme për t’u shpallur investitor strategjik, me detyrën edhe për të bërë opozitën e vetes.

“Prirja im është gjithmonë që të mësoj, ajo çka debatohet është shumë e qartë. Ky diskutim nuk ka që nuk ka asnjë vlerë, është i shëmtuar në nivelin e sulmit personal ndaj ministres, është një diksutim që ka një vlerë për investimet strategjike për të bërë një rishikim të kuadrit ligjor. Se është një histori, para disa vitesh. Doli lajmi para disa vjetësh që X kishte marr X hektarë ndërkohë që X kishtëe marrë titullin nuk kishte plotësuar kriteret dhe kur lajmi mori dhenë ishte hequr statusi investitor strategjik. Mbase ka ardhur momenti të rrisim sasinë e investimit për të dhënë statusin. E kemi ne detyrën tonë që çdo gjë ta bëjmë më mirë dhe kemi edhe ekstra detyrën që të bëjmë opozitën e vetes duke u nisur nga indicia për përmiërsime të mundshme që vijnë edhe kur ngrihen çështje që janë të bazuara te sulmi personal”, tha Rama.

13:51- Rama mbron bashkëshortin e Xhaçkës: I takon me ligj plazhi që ka marrë

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për ministren Olta Xhaçka, për sa i përket investimeve Strategjike. Ministrja Xhaçka akuzohet se ka përfituar tokë në bregdet në emër të bashkëshortit të saj duke shfrytëzuar afrimitetin në qeveri.

Sipas Ramës, bashkëshorti i Olta Xhaçkës e ka marrë me të drejtë që i takon me ligj pjesën e plazhit para pronës së tij.

“Cdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. Kjo e të afërmeve është diçka që e kam dëgjuar. Këtë e di që sdo ndalojë. Nuk kam cfarë përgjigje ti japë. Se dëgjoj broçkulla dhe shtrembërime. Afërsi që janë komplet të imagjinuara. Do doja që të kishte edhe më shumë investitor shqiptar. Do bëjmë akoma më shumë. Janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se janë strikte” tha Rama.

“Tek rasti konkret. Në të gjithë vijën bregdetare, ka më mijëra subjekte që marrin nën shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Dhe një nga mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Cfarë duhet të bëjë në këtë rast? Bashkëshorti i ministres ka një pronë private dhe nuk duhet të marrin dhe të shfrytëzojnë plazhin që kanë përballë. Se duket sikur ia ka dhënë qeveria. Por këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare dhe që marrin në shfrytëzim pjesën e plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën demokratike, shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet. “shtoi ai.

13:49- “Pasurinë e ke me burrin apo të ndarë?” Xhaçka për investimet në Jug: Spekulim nga deputetë të opozitës për 15 minuta famë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtmë është shprehur në konferencën për mediat që po bëhet në Kryeministri se me çështjen e konfliktit të interesit për një investim të bashkëshortit në jug të vendit, do të merren institucionet.

Olta Xhaçka u shpreh e sigurt që institucionet do të flasin ashtu siç duhet.

“Nëse ju do më thonit 1cm katror tokë publike, një lekë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, do t’ju jepja edhe përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo i kemi të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës të marrë vëmendjen që po merr sot edhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për të tjera arsye…”

13:46- Rama akuza Berishës: Të shmangim të vdekurin, Shqipëria do ishte ndryshe nëse ato që bën PS do ishin bërë më herët

Për kryeministrin Edi Rama, shifrat e INSTAT për emigrimin janë sa gjysma e shifrave që është akuzuar qeveria e tij. Duke hedhur akuza ndaj Sali Berishës, Rama shtoi se “i vdekuri i pakallur” duhet të shmanget, ndërsa shtoi se probleme me largimet e qytetarëve kanë edhe vende të tjera.

Sipas Ramës nëse këto që po bën qeveria e tij, do të ishin bërë më parë, Shqipëria do të ishte në një situatë ndryshe.

“Është një problem i të gjitha vendeve. Me përjashtim të një numri të vogël vendesh. Shikoni shifrat e Kroacisë. Kjo kërkon kohën e vet. Mund të jetë shumë më e shkurtër. Po të ishin bërë më kohë gjërat që ne po i bëjmë sot do flisnim për të tjera shqetësime. Se shqetësime ka edhe ne Francë dhe Holandë. Por nuk u bënë. Ne jemi një vend që sot kemi akoma vërdallë hijen e një të vdekuri të pakalluri që torolis vendin. Po të ishte bërë Reforma në Drejtësi para 20 vjetësh apo Territorialja. Sot do ishim situatë tjetër. Kohën nuk e kthejmë dot. Receta iluzionesh dhe të vdekur që vijnë vërdallë këto duhet të shmangim ne.“ tha kreu i qeverisë.

13:32- “Me qeverinë time nuk flitet me gjuhë bojkotesh,” Rama: Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon

“Harta gjyqësore: është ajo dhe nuk ndryshon.” Ishte kjo përgjigja e kryeministrit Edi Rama, i pyetur në konferencën e sotme për shtyp nëse Harta e re Gjyqësore do të miratohet edhe pse avokatët e vendit janë futur në bojkot.

Kreu i qeverisë theksoi se me qeverinë që ai drejton nuk mund të flitet me gjuhën e bojkoteve. Rama shtoi se nëse ka grupe që kontestojnë duhet të vijnë dhe të flasin.

Kryeministri shtoi se Shqipëria është një vend i vogël për të pasur “zyra pa fund” ndërsa për avokatët që po bojkotojnë proceset gjyqësore tha se po mbajnë peng qytetarët duke u mohuar shërbimin.

“Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon. Habitem që ka akoma individë që besojnë se me ne mund të flitet me gjuhën e bojkoteve, me gjuhën e shfaqjeve të kokëfortësisë pa zë. Në këtu jemi kush ka diçka për ta ndarë e ka shumë të thjeshtë të na kërkojë, të ulemi të flasim, të dëgjojmë,” tha Rama.

13:27- “Do vijojmë me detyrat” Rama për mos hapjen e negociatave: Jam i qetë, BE ka hallet e veta

Duke u ndalur tek fillimi negociatave kryeministri Edi Rma u shpreh se Shqipëria do të vijojë të bëjë detyrat dhe objektivi është pikëpamja e Komisionit Europian. Rama theksoi se është në dorë të tyre se kur vendosin datat dhe po ashtu për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur.

“Për sa kohë jemi në rregull me detyrat e shtëpisë jam i qetë. Se e di që është fakt i thjeshtë se BE është një krijesë me tekat e veta dhe me hallet e veta. BE ka kapriçot dhe dobësitë e veta. Unë jam tërësisht i qetë që ne e kemi bërë tonën dhe do vazhdojmë ta bëjmë tonën. Në Bruksel bashkë me kolegët e tjerë me Vuçiç dhe Dimitar Kovačevski kemi bërë më të mirën.” tha Rama.

Për sa u përket akuzave të opozitës për investimet strategjike nga bashkëshortit dhe ministres Olta Xhaçka, kryeministri Edi Rama theksoi se opozita do të vijojë me hedhjen e akuzave por ai është i qetë.

Rama theksoi se “vesi del me shpirtin” dhe ata nuk do ndryshojnë kurrë. Sipas Ramës qeveria është mikpritëse për çdo shenjë ndryshimi por sipas tij nuk do ndryshojnë.

“Kjo tërheqja zvarrë për të bërë përbaltje publike është një praktikë që nuk do të ndryshojë. Zgjedhja jonë është e thjeshtë dhe e përcaktuar. Ne ose do bëjmë punët duke qenë të vetëdijshmë për atë që jemi. Kemi të metat tona ose do merremi me këta. Në veten time e kam të qartë çdo minut i humbur është mëkat i madh. Le ta gjykojnë institucionet” tha Rama.

13:22- Rama tregon diskutimet në samitin e NATO-s: Me Macron shkëmbyem mesazhe edhe pas mesnate, fola edhe me presidentin bullgar

Kryeministri Edi Rama ka treguar për diskutimet që janë mbajtur në samitin e NATO-s në Madrid, që nga sfida e furnizimit me energji, tek inflacioni i ndikuar nga lufta.

Ai bëri gjithashtu me dije se është folur edhe për hapjen e negociatave dhe veçoi presidentin francez Macron që është marr personalisht me këtë çështje.

Rama la gjithahstu të kuptohet se keqkuptimet e fundit me Bullgarinë janë sqaruar pas një takimi me presidentin bullgar.

Rama: Në samit u fol për sfidën e furnizimit me energji. Për parashikmet e zymta sa i takon çmimit të energjisë shoqëruar me përgjegjësitë e burimeve energjetike. U fol për inflacionin të cilin Shqipëria po e mban më ulët se rajoni se insistojmë që të mos e prekim konsumatorin dhe biznesin e vogël te çmimi i energjisë dhe kemi folur edhe për dimrin dhe nevojën e një koordinimi dhe maksimizimi të forcave për të garantuar të gjithë zinxhirin e furnizimit. Dhe pjesa e fundit ka qenë e ajo përpjekjeve të bëra për një marrëveshje që i hap rrugë çeljes së negociatave për në BE. Kam qenë në kontakt me presidentin e Francës, -për hir të së vërtetës meriton mirënjohje dhe falenderim të madh se e ka ndjekur vetë personalisht edhe pas mesnate kemi shkëmbyer mesazhe-, këtë process. Në këndvështrimin tim propozimi i ri është plotësisht i pranueshëm dhe qeveria, shumica në parlamentin e Maqedonisë Veriut  duhet ta pranojë pa asnjë hezitim dhe shoqëria duhet të ndihet e lehtësuar se është kapërcyer një ngërç.

Kemi pasur një bashkëbisedim konstruktiv edhe me presidentin e Bullgarisë dhe është shumë e qartë në Shqipëri, por edhe kudo qoftë që ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë veç shqetësimit të krijuar nga qasja e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut dhe nga pengmarrja në kushtet e një procesi që mund të kishte qenë shumë më civil dhe shumë e europian nga ana e Bullgarsisë.

13:19- “Do nisemi drejt Brukselit”, Rama: Bazë e NATO-s në Durrës

Rama ka thënë se do të rikthehet së shpejti në Bruksel për propozimin për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Portin e ri të Durrësit.

“Për instalimin e një baze navale të NATO në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano.”

/abcnews.al/