“Do nisemi drejt Brukselit”, Rama: Bazë e NATO-s në Durrës

schedule13:19 - 1 Korrik, 2022

schedule 13:19 - 1 Korrik, 2022

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se do të rikthehet së shpejti në Bruksel për propozimin për të thelluar bisedimet për bazën e NATO në Durrës.

Kreu i qeverisë njoftoi se ky projekt ka të bëjë me instalimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano. Rama shtoi se projekti i Shqipërisë ka ngjallur shumë interes dhe dëshirë.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë. Së shpejt besoj që do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin lidhur me propozimin tonë që ka ngjallur jo vetëm interes, por edhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Në portin e ri që do të jetë në Porto Romano dhe përveç pjesës komerciale tregtare, parashikohet që të ketë edhe një pjesë ushtarake. Së shpejti do të bëjmë një takim të posaçëm për këtë çështje me gjithë ekipin tonë të ekspertëve dhe ekspertët e aleancës për të parashtruar projektin në detaje dhe për të vijuar më tutje diskutimet”, u shpreh Rama./abcnews.al/