Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shpejt ndryshime kushtetuese? PS gati ligjin për referendumet. Lë hapur prekjet në Kushtetutë

schedule12:42 - 24 Mars, 2026

schedule 12:42 - 24 Mars, 2026

Maxhoranca socialiste ka gati draftin për referendumet, një parashikim në Kushtetutë, por i paaplikueshëm deri më tani për shkak të mungesës së ligjit.

Socialistët e kanë hedhur këtë hap, që e prezantoi pa vonesa nga lajmërimi I Ramës, të shtunën në Asamble, kreu I grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Në Shqipëri Kushtetuta përcakton sesi mbahen referendumet dhe po ashtu sesi përmes referendumit mund të miratohen edhe amendamentet kushtetuese,” tha Balla.



Drafti nuk është depoizuar në Parlament. Më parë ai do ti nënshtorhet një konsultimi të gjerë.

“Grupi parlamentar i PS do të zhvillojë disa tryeza të mëdha konsultative me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile që të shkojmë në një projekt të konsoliduar mirë që edhe pasi të hyjë në procedurën e Kuvendit” u shpreh ai.

Balla në këtë grup të konsultimeve nuk përmendi opozitën por drafti do të kalojë dhe në procedurë parlamnetare. Ligji i referendumeve miratohet me 84 vota pro, fillimisht pasi të kalojë diskutimet parlamentare.

“Edhe ku ligj për referendumet do të kalojnë nëpër kuvend. mos harroni që ps, që ka marrë 83 mandate, ka pikë së pari një kontratë me qytetarët. mendoj që një ligj me referendumet, ëhstë një mangësi e madhe, e një të drejte që ka populli, për vendime që merren në emër të tij”, vijoi Balla.

Në draft ndëkrohë parashikohen rregullat, natyrat e referendumeve, mes tyre edhe referendum kushtetutes, që do të kërkojë kalimin e testit të numrave në parlament, 93 të tilla.

“Cështjet mksuhtetuese, kalojnë me 2/3 e deputetëve të kuvendit, përvec se mund t’i drejtosh Gjykatës Kushtetuese, mund t’i drejtohesh edhe popullit me referendum”, shtoi ai.

Ligjin, maxhoranca socialiste, synon ta miratojë deri në muajin korrik dhe një ndër propozimet e para që mund të shkojë në referendum, mund të jetë ideja e uljes së numrit të deputetëve.

“Referendum për të pyetur shqiptarë për të ulur numrin e deputetëve në Kuvend, e mbështes, është një ide, por pasi të kemi ligjin” tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!