“Ligjërimi politik tek ne është në nivel primitiv”, Vehbiu: Komunikim në një formë që nuk është as gjuhë e folur, as e shkruar

schedule21:31 - 19 Nëntor, 2019

schedule 21:31 - 19 Nëntor, 2019

Shkrimtari Ardian Vehbiu ka folur në studion e Provokacijas për problemet e komunikimit dhe lëvrimit të gjuhës shqipe. Në këndvështrimin e tij Vehbiu thotë se komunikimi po bëhet në një formë  që nuk është as gjuhë e folur dhe as e shkruar, por një formë  e tretë që i krijon probleme shqipes, dhe për këtë fajin e ka celulari.

“Komunikimi po bëhet në një formë që nuk është as gjuhë e folur as e shkruar, ky komunikim është një formë e tretë dhe kjo i krijon probleme shqipes në shumë e shumë anë. Nga shkolla vjen nuk i shprehin mendimet qartë dhe nuk i rrumbullakosin. Unë ia faturoj fajin celularit, ku të gjithë janë të përfshirë dhe veprojnë kode të tjera jo të gjuhës së shkruar”.

Gjuha shqipe thotë Vehbiu nuk lëvrohet në mënyrë të plotë dhe harmonike, mungon eseistika, ndërsa ligjërimi politik është në nivel primitiv.

“Problem me gjuhën tonë është që nuk lëvrohet mirë, në kuptimin që nukn lëvrohet në mënyrë të plotë e harmonike, lëvrohet në disa fusha, por jo në fusha të tjera p.sh. Eseistika mungon krejt, ndërsa në kultura të tjera eseistika është në krye të vendit, ose lloje të tjera ligjërimi. Edhe ligjërimi politik te ne është në nivel primitiv. Ligjërimi publik në disa emisione flasin mirë, formati i debatit në studio nganjëherë e prish gjuhën se njerëzit e kanë mendjen të debatojnë sesa të formulojnë, nuk është format i mirë. Për mua ideali i ligjërimit publik do ishte gjuha në gjyq, ai është ligjërimi publik dhe në vendet anglosaksone ai ka shërbyer si bazë. Avokatët mbrojtës te ne nuk patën kohë të krijojnë traditë se i hoqën”. /abcnews.al