Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lezhë/ U gjet i vdekur në makinë, 25 vjeçari dyshohet të ketë vrarë veten

schedule17:41 - 6 Shkurt, 2025

schedule 17:41 - 6 Shkurt, 2025

25 vjeçari Romarjo Brunga, i cili u gjet i vrarë brenda automjetit në Balldre të Lezhës dyshohet të ketë vrarë veten. Gazetari Ervin Leka raporton se makina nuk ka gjurmë nga jashtë.

Brenda automjetit është gjetur një pistoletë dhe gëzhojë.

Njoftimi i policisë:



Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!