Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëvizje te Vllaznia: Firmos mesfushori boshnjak, një tjetër në provë

schedule19:58 - 11 Gusht, 2021

schedule 19:58 - 11 Gusht, 2021

Lëvizje të Vllaznia. Klubi shkodran ka prezantuar goditjen e radhës në merkato. Afrimi i fundit tek ekipi i Thomas Brdaric është Elvedin Heric.

24-vjeçari boshnjak i lindur në Gjermani, aktivizohet në qendër të mesit të fushës dhe ka luajtur me kombëtaret U17 dhe U19 të Bosnjes.

Heric ishte sezonin e fundit pjesë e austriakëve të Klagenfurt, skuadër që garon në divizionin e dytë. Më parë ka luajtur me ekipe si Sarajevo dhe Sloboda Tuzla (Bosnje) dhe Triglav (Slloveni).



Mesfushori ka firmosur kontratë 2-vjeçare me kuqeblutë dhe i është bashkuar ekipit të ri në stërvitje. Ndërkohë, në stërvitje me shkodranët ka dalë edhe Ilir Mustafa.

25-vjeçari nga Prizreni luan në qendër të mesfushës dhe qëndron pushim prej ditëve të para të majit, kur i dha fund aventurës me turqit e Ankara Keciorengucu.

Lojtari dardan, i cili ka luajtur në Kosovë me Lirinë dhe Dukagjinin, ndodhet në provë dhe nëse bind Brdaric atëherë do të vijë edhe firma me Vllazninë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!