Leonardo shqetëson Liverpool, gati të “rrëmbejë” objektivin e Klopp

schedule18:23 - 1 Gusht, 2020

schedule 18:23 - 1 Gusht, 2020

Thiago Alcantara ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me kampionët e Gjermanisë, por këta të fundit nuk mund ta humbasin me parametra zero.

Liverpool interesohet shumë për të, Jurgen Klopp e pëlqen shumë, por në garë është futur edhe PSG. Le10Sport raporton se Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, ka gati një ofertë prej 30 milion eurosh.

 

Thiagol duke festuar një gol me Bayern Munchen

Bayerni i gëzohet nisjes së ankandit dhe shpreson të përfitojë sa më shumë nga lojtari i kombëtares spanjolle. Tani pritet reagimi i Liverpool, që do të bëjë një ofertë zyrtare për lojtarin. /abcnews.al