Lëkura e bananes ju ndihmon të luftoni migrenën

schedule13:13 - 19 Shkurt, 2021

schedule 13:13 - 19 Shkurt, 2021

Migrena është një sëmundje që trashëgohet. Kjo u tregua pas një studimi që bënë disa shkencëtarë italianë. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ta luftoni atë. Një lëkurë bananeje do të bëj çudi.

Mbase ju vjen habi, por banania mund t’ju ndihmojë të zvogëloni migrenën dhe simptomat, të shkaktuara nga kjo sëmundje.

Niveli i glukozës së një personi të uritur bie, bananet përmbajnë një sasi të madhe sheqernash, gjë që lejon për një periudhë të gjatë të ruajtjes së nivelit të glukozës të pandryshuar.

Për më tepër, bananet përmbajnë triptofan, “lëndë e parë” për prodhimin e hormonit të kënaqësisë, serotoninës dhe mikroelementeve dhe vitaminave thelbësore të sistemit nervor: magnez, kalium, B6 dhe B12.

Abcnews.al ju sugjeron të merrni lëvoren e bananes, copëtojeni dhe përziejeni me mjaltë. Masën vendoseni me majë të gishtave në ballë dhe bëni një masazhim të lehtë. Shtrihuni dhe mbështesni kokën. Ju do të ndiheni më të relaksuar pas kësaj seance. Mund të vendosni dhe qirinj me aromë, nëse doni.

Sidoqoftë, duhet të vizitoni mjekun tuaj për të marrë trajtimin e duhur. Kjo është vetëm një mënyrë natyrale që lehtëson dhimbjen./e.b-abcnews.al