LeBron James i lodhur: Dreqi e mori, më mirë ta anulojmë vitin 2020

schedule11:40 - 12 Mars, 2020

schedule 11:40 - 12 Mars, 2020

As NBA nuk i ka shpëtuar Coronavirusit. Basketbolli amerikan ka marrë pushimet për momentin, për shkak të situatës së vështirë që është krijuar kudo në botë. Edhe në SHBA numri i të prekurve me COVID-19 ka ardhur në rritje dhe tashmë ka një luftë frontale kundër këtij virusi të re që po rrezikon jetën e njerëzve.

LeBron James ka lënë një koment në lidhje me situatën e krijuar, duke thënë se i gjithë ky vit duhet anuluar. Pas vdekjes së Kobe Bryant, një tjetër moment i vështirë për “The King” dhe botën e sportit, që tashmë duhet ta ndalë dhe presë një njoftim tjetër.

“Njerëz, po anulojmë ngjarjet sportive, shkolla, punën në zyrë dhe shumë gjëra të tjera. Çfarë me të vërtetë duhet të anulojmë është viti 2020. Dreq, kanë kaluar gati tre muaj. Zoti ju bekoftë, qëndroni të sigurt”. /abcnews.al