Luka Doncic mbetet më i miri i sezonit në basketbollin amerikan, dhe po ndihmon skuadrën legjendare, Los Anxhelos Lejkërs, që të jetë në krye të renditjes së Konferencës Perëndimore, ndërsa vazhdon të arrijë rekorde.
Donçiç barazoi pikërisht një nga rekordet e legjendës Oskar Robertson me 7 ndeshje radhazi në NBA me të paktën 35 pikë, 5 topa në tabela dhe të paktën 5 asistë. Kjo, në fitoren që Liqenasit arritën në fushën e Miluokit, me shifrat 123-112, dhe ai pati 32 pikë, 5 topa në tabela, 5 asistë dhe 2 vjedhje topi.
Luka është jo vetëm shënuesi më i mirë i skuadrës, por edhe njeriu I dytë më I mirë për topat bë tabela, si dhe ka një numër të respektuar asistësh. Për momentin, slloveni është shënuesi më i mirë i sezonit në NBA, me mesataren 39.3 pikë për ndeshje, duke pasur gati 50 për qind saktësi në gjuajtje, dhe gati 41 për qind në gjuajtjet për tri pikë.
Nëse do të mbajë këtë ritëm, ai do të jetë shënuesi më I mirë I epokës moderne të basketbollit amerikan, duke lënë mënjanë të paarritshmin Uilt Çembërlen, që pati mesataren 50.4 pikë për ndeshje në një sezon në vitet 60-të.
Gjithsesi, ekziston mundësia që të kalohet legjenda Majkëll Xhordan, i cilësuar gjerësisht si basketbollisti më i madh i të gjitha kohëve. Xhordan pati mesataren 37.1 pikë për ndeshje në 1987-1988 dhe Doncic mund ta kalojë këtë nivel./abcnews.al


