Lë futbollin dhe shkëmben fanellën me arbitrin, habit kapiteni i Frankfurt

schedule08:12 - 18 Janar, 2021

schedule 08:12 - 18 Janar, 2021

Kapiteni i Eintracht Frankfurt, David Abraham, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ndeshja e djeshme kundër Schalke 04 ishte e fundit për argjentinasin, i cili është pjesë e klubit gjerman që nga sezoni 2015/16.

“Që kur kam ardhur këtu, jam ndjerë si në një familje. Eintracht Frankfurt është një klub special, sidomos fansat tonë. Kur stadiumi të mbushet plot përsëri unë do të kthehem dhe do t’i them lamtumirë. Kaq iu detyrohem atyre”, deklaroi kapiteni 34-vjeçar pas ndeshjes.

Ajo që bëri hapi në tërheqjen e tij ishte se pas ndeshjes, Abraham ndërroi fanellën me gjyqtarin e takimit Manuel Grafe. Qëndërmbrojtësi e mbylli me nder karrierën e tij, pasi Frankfurt arriti të fitonte me rezultatin 3-1. /abcnews.al