Largohen edhe 51 afganë tjerë nga Kosova

schedule17:32 - 19 Shtator, 2021

schedule 17:32 - 19 Shtator, 2021

Këtë të diel janë larguar edhe 51 qytetarë nga Afganistani të cilët kanë qenë të strehuar në Kosovë.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se afganët e strehuar përkohësisht për disa javë në Kosovë janë larguar.

“Sapo u përshëndetëm me 51 qytetarë afganë, të cilët i strehuam përkohësisht për disa javë në Republikën e Kosovës. Si pjesë e marrëveshjes me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ata do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre për një jetë më sigurt dhe më të mirë në SHBA”, është shprehur Sveçla.

Sveçla ndër të tjera thekson se do të vazhdojë bashkëpunimi me NATO-n për transferimin e afganëve nga Kosova.

“Qeveria e Kosovës, bashkë me NATO-n dhe Qeverinë e SHBA-ve, do të vazhdojë bashkëpunimin edhe më tutje, për të realizuar me sukses transferimin e qytetarëve afganë nga Kosova për në vendet e tjera. Jemi të përkushtuar për një shoqëri demokratike dhe që bashkë me aleatët tanë të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë”, shkruan ministri. /abcnews.al