Lamtumira e Timo Werner, Leipzig me elozhe fantastike për sulmuesin!

schedule08:10 - 29 Qershor, 2020

schedule 08:10 - 29 Qershor, 2020

Timo Werner u largua në mënyrën e duhur nga Leipzig, duke shënuar dy gola në atë fitore 1-2 në sfidën e fundit të kampionatit përballë Ausburg.

Bomberi 24 vjeçar largohet pas plot 4 vitesh nga “Red Bull Arena”, aty ku ishte një idhull. 159 ndeshje, 95 gola dhe 40 asiste: Këto ishin statistikat e gjermanit me fanellën e Leipzig, duke u shndërruar një ndër lojtarët më të mirë në Europë.

Werner do të mbrojë ngjyrat e Chelsea sezonin e ardhshëm dhe Leipzig në faqen zyrtare të klubit, i thuri elozhe bomberit gjerman, duke e konsideruar një legjendë të klubit./abcnews.al