Lamborghini i Papa Françeskos nxirret në ankand

schedule18:27 - 15 Nëntor, 2017

schedule 18:27 - 15 Nëntor, 2017

Papa Françesko do të nxjerrë në ankand një Lamborxhini të personalizuar, që iu dhurua nga kompania që prodhon mjetet e luksit. Përfitimi nga shitja do të përdoret për bamirësi.

Lamborxhini ka realizuar një makinë unike të modelit “Huracan” dhe ia ka dhuruar Papa Françeskos. Lajmi është konfirmuar nga vetë selia e shenjtë. Lamborxhini Huracan RËD, e dhuruar për Papën, është realizuar nga departamenti i personalizimit të shtëpisë automobilistike dhe është prezantuar në Vatikan me ngjyrën e bardhë dhe me disa vija të verdha, pasi këto dy ngjyra janë dhe flamur i qytetit të Vatikanit.

Makina, e autografuar nga Ati i Shenjtë në kofano, do të vendoset në ankand me 12 maj të 2018. Përfitimi nga shitja do t’i dorëzohet drejtëpërdrejtë Papës, i cili ka vendosur ta shfrytëzojë për tre projekte. Para së gjithash, ai ka vendosur të mbështesë projektet e dy shoqatave italiane aktive në Afrikë të dedikuara kryesisht në përkujdesjen për gratë dhe fëmijët.
Një pjesë tjetër e përfitimit nga shitja e Lamborxhinit të Papës do të shkojë për një shoqatë të Vatikanit që prej 50 vitesh përkujdeset për viktimat e prostitucionit. Gjithashtu me paratë e fituara, Ati i Shenjtë do të ndihmojë edhe të krishterët në Irak./abcnews.al