Laçi kërkon rikthimin te fitorja, Egnatia synon vazhdimësinë, formacionet zyrtare

schedule13:14 - 3 Mars, 2022

schedule 13:14 - 3 Mars, 2022

Laçi pret në shtëpinë e tij skuadrën e Egnatias, takim që do të luhet në orën 13:45, e vlefshme për javën e 23-të të Abissnet Superiores.

Një takim interesant mes dy skuadrave që kanë objektiva të ndryshme këtë sezon. Kurbinasit e Mirel Josës pas humbjes “turpëruese” me Tiranën në duelin e kreut, do të kërkojnë të bëjnë  autokritikën ndaj rrogozhinasve.

Ndërkohë nga krahu tjetër, djemtë e Zekirija Ramadanit do të synojnë fitoren e dytë rresht që do rriste shpresat e tyre për qëndrimin në superligë sezonin e ardhshëm.

Të dy trajnerët kanë vendosur se cilët do të jenë edhe lojtarët titullarë të kësaj sfide, ndërsa kanë zgjidhur edhe dilemat e tyre të fundit.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Dajsinani, Ziko, Ignjatovic, Malota, Roganovic, Spahiu, Shehu, Ujka, Mazrekaj, Guindo, Akinyemi. Trajneri: Mirel Josa

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Agbekpornu, Ademi, Duranski, Levendi, Jackson, Pedro. Trajneri: Zekirija Ramadani. /f.a/abcnews.al